Kosova liron të kthyerit nga Siria, 32 gra nën hetim

Autoritetet e Kosovës lanë të lirë të gjithë të kthyerit nga Siria. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Speciale për Radion Evropa e Lirë, që saktësoi se 32 gra janë ende nën hetim. Që prej së shtunës ata mbaheshin në Qendrën për të Huaj në një fshat afër Prishtinës.

Së fundi në Kosovë u kthyen 110 persona, të cilët dyshohen për pjesëmarrje në organizata terroriste në Siri. 74 prej tyre ishin fëmijë.

Ndërsa 4 burra, të cilët janë në paraburgim, ishin luftëtarë të ISIS. Kosova miratoi një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja mund të dënohet deri në 15 vite burg.