Lleshaj: I pesti prapa hekurave për “Rinasin”, “dara” po shtrëngohet

Policia e Shtetit njoftoi pasditen e sotme se ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet si autor i grabitjes në Rinas, i pesti i arrestuar për këtë ngjarje të bujshme.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi E.P. banues në Krujë.

Pas reagimit të Kryeministrit Rama, për këtë arrestim ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në “Twitter”, Lleshaj shkruan: “Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!”

Shkarkoni aplikacionin e A2