Malko: Basha është “mat”, t’i kthehet jetës parlamentare – A2

Malko: Basha është “mat”, t’i kthehet jetës parlamentare

Genti Malko, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh në emisionin “I Ftuari” se Lulzim Basha ka vetëm një rrugë për të shpëtuar PD-në, t’i kthehet jetës parlamentare, u shpreh ai.

Malko theksoi se Lulzim Basha ka shkuar shumë larg dhe tashmë do të jetë i detyruar të bëjë kompromis.

“Sigurisht që do të ketë lëvizje të reja dhe kështu do të çmontohet copë-copë. Ky është një proces që zgjat 6 muaj, një vit, apo dy vite deri sa të finalizohet.

Zoti Basha, në bindjen time, është zënë mat. Ka ikur shumë larg me atë që ka bërë. Ka vetëm një rrugë, nëse do të mendojë mirë për të shpëtuar partinë: t’i kthehet jetës parlamentare me deputetët e rinj që janë në parlament. Në fund, janë të gjithë njerëzit që i ka vendosur vetë. Sigurisht që nuk është lista më e mirë. Të ulet, me kosto personal, por për të mirën e vendit dhe të PD, të diskutojë kushtet për të hyrë në një palë zgjedhje që të garantojë zgjedhjet. Nëse ne do ishim në rregull, Rama nuk rri asnjë javë.

Basha, në mënyrë absolute, do të jetë i detyruar të bëjë kompromis. Nëse nuk hyn në zgjedhje, rrezikon ta çosh PD në fund, pasi do të ketë të tjerë që do të marrin pjesë në zgjedhje. Kam informacione se ka kandidatë që do të shkojnë në zgjedhje. Po hyri në zgjedhje, shpëton partinë, por jo fytyrën e tij”, tha Malko.

Shkarkoni aplikacionin e A2