Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Malko: Basha prishi marrëdhëniet e PD me SHBA, ky është bixhoz

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 22:00 | Politikë
Malko: Basha prishi marrëdhëniet e PD me SHBA, ky është

Genti Malko është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, po ai njihet si një zë kritik ndaj Lulzim Bashës. Në “I Ftuari” të Endri Xhafos, ai u shpreh se pas vendimeve të marra kohët e fundit, Basha është në dilemë se çfarë rruge duhet të ndjekë në vijim.

“Nëse te dikush ti ndjen se ka dilema tregon se ka kuptuar se gjërat nuk po ecin ashtu si e kishte menduar. Basha duhet ta marrë në konsideratë këtë. Nëse ai do të jetë humbës në fund të kësaj, atëherë kjo do të jetë pjesë e analizës. Unë besoj se ai është në dilemë se çfarë rruge duhet të zgjedhë”, shprehet Malko.

Më tej, ai thotë se Lulzim Basha prishi marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara dhe me Gjermaninë.

“Është bixhoz dhe konotacioni në këtë rast është negativ. Pa marrë vendimin për djegien e mandateve Departamenti Amerikan i Shtetit pati një qëndrim shumë të qartë, që kërkonte nga PD të tërhiqej nga masa ekstreme. Po ashtu, pati edhe një qëndrim të njëjtë nga BE. Ditën e këshillit, ambasada amerikane iu drejtua në mënyrë individuale çdo deputeti dhe jo liderit. Më qartë dhe më ashpër se kaq, unë nuk mbaj mend që kjo ambasadë të ketë folur ndonjëherë. Ne një aleat kemi të parin, SHBA-të. Kur ty të thotë aleati më i rëndësishëm se kjo që po bën është në kundërshtim me interesat e vendit. DASH thotë mos e bëj. Ti je bërë armik me ata. Zoti Basha na ka prishur marrëdhëniet me SHBA. Ka prishur marrëdhëniet me CDU. Këto janë risqe dhe ky është bixhoz”, u shpreh Malko.

A2 CNN Livestream

Dita jonë