Ndoka: Në opozitë ka marrë maksimumin e mundshëm, sot Rama rrezikon përballjen popullore

I ftuar në A2 CNN, lideri i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i sapo kthyer nga nënshkrimi i marrëveshjes me partitë e tjera opozitare komenton arsyet e vendimit dhe perspektivat e politikës shqiptare pas kësaj lëvizje.

Ndoka cilëson marrëveshjen si një “moment i rëndësishëm për politikën shqiptare, një akt që “unifikon qëndrimin e partive” që kundërshtojnë ekzekutivin e kryesuar nga Edi Rama.

Pikërisht kryeministri sipas Ndokës ka “dështuar” me atë që cilëson si “ekipi i stolit”, pra deputetët e rinj dhe të vjetër të listave opozitare që preferuan të rrinë në Kuvend, që sipas Ndokës është fraksion i nxitur dhe i përkrahur nga kryeministri Rama për të krijuar një mjegullnajë për opozitën.

Të njëjtin qëllim sipas tij e ka edhe me tentativën për të formuar një parti të re, “me ish të larguar të PD”, manovër qe për Ndokën thellon krizën dhe nxjerr Ramën si personazh “problematik“ në politikën shqiptare.

Por si mund të pengohen zgjedhjet me 30 qershor, në këtë kaos politik?

“Jemi në një situate anormale, në një moment ku sistemi i drejtësisë ka rënë, atëherë duhet të jetë opozita që kontrollon mazhorancën”, thotë kreu demokristian duke kujtuar faktin që kur Rama ishte në opozitë, “ka marrë maksimumin e mundshëm” dhe radhit  “nga reforma zgjedhore, nga ndryshimi i zgjedhjes se presidentit, shtyrja e zgjedhjeve lokale për një garanci etj” .

Sot që ka përgjegjësinë nuk tenton fare të bëj diçka të tillë, duke rrezikuar, sipas Ndokës “ një përballje institucionale por ndoshta edhe popullore” që do të kishte kosto për vendin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN