Përse vjen “Bindja Demokratike”? Patozi: Alternativë kundër regjimit

Në ditën e regjistrimit të Bindjes Demokratike si subjekti më i ri politik në Shqipëri, kryetari i saj, Astrit Patozi, ka shpjeguar përmes një postimi në Facebook pse ka ndërmarrë këtë nismë.

“Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vetëm kundërshtarë. Ajo nuk ka miq, por vetëm partnerë. Bindja nuk ka kushërinj, shokë dhe familjarë, sepse ka zgjedhur që në fillim të mbrojë dhe përfaqësojë interesin publik”, shkruan Patozi në postimin e tij.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike sulmon të dy kampet kryesore politike, të cilat i bën përgjegjëse për gjendjen aktuale politike në vend. “Republika e Shqipërisë de fakto nuk është as demokratike dhe as parlamentare, sepse si e tillë ekziston vetëm në letër. Ne gjendemi sot nën një regjim atipik dhe hibrid, i cili është sistemi i partitokracisë, i prodhuar kryesisht nga nevoja që dy partitë e mëdha kanë pasur për të garantuar pushtetin brenda tyre. Bindja Demokratike është një alternativë e re kundër këtij regjimi dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ai të rrëzohet. Gjithkush do të ketë kohën dhe mundësinë që të na vlerësojë në të ardhmen për qëndrimet dhe aktet tona”, shkruan Patozi.

“Ne mendojmë se fuqia e pakontrolluar e pushtetit të Edi Ramës, buron edhe nga pafuqia e opozitës zyrtare, sidomos nga pranimi prej saj i modelit të qeverisjes së partisë dhe më pas qeverisë. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ramës si model që mund ta shfrytëzojë për vete, kur t’i jepet rasti. Që do të thotë se ajo nuk e sulmon atë, por thjesht e lakmon. Ajo nuk do ta shembë atë model, por do që ta përvetësojë. Ajo nuk do të ndryshojë Shqipërinë, por do të ndryshojë vetëm pushtetin në këtë vend. Ndërsa ne jemi kategorikisht kundër kësaj. Sepse ne besojmë se Shqipëria qeveriset, ashtu siç administrohet partia. Nëse nuk bën zgjedhje të lira në parti, nuk mund të kërkosh zgjedhje të lira në Shqipëri. Nëse nuk lufton korrupsionin në parti, nuk mund ta luftosh atë në Shqipëri. Nëse nuk respekton një sistem vlerash në parti, nuk mund të respektosh elitat në Shqipëri”, shton ai.

PËRSE VJEN BINDJA DEMOKRATIKE?Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri.Ajo ka lindur nga…

Gepostet von Astrit Patozi am Dienstag, 23. April 2019
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN