Rama komenton koalicionin: Në 30 qershor flasin qytetarët

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe aleatëve për një koalicion opozitar që kërkon largimin e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhje të parakohshme politike, Kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng”, shkruan Rama në Twitter dhe paralajmëron: “Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”.

Shkarkoni aplikacionin e A2