Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Raporti i Mueller, Trump: Askush nuk shkel urdhrat e mi

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 13:12 | Bota

Zbulimet e raportit të Robert Mueller duket se do të përndjekin për një kohë të gjatë presidentin amerikan Donald Trump.  I pyetur nëse ishte i shqetësuar se pjesëtarët e stafit mund të shpërfillnin urdhrat e tij, ashtu siç thuhet në raportin e bërë publik javën e kaluar, Trump u përgjigj më nervozizëm: “Askush nuk i shkel urdhrat e mi”.

Dokumenti përmbante shembuj të ndryshëm të bashkëpunëtorëve që refuzonin të përmbushnin kërkesat e numrit një të Uashingtonit.  Por ndërsa burime të cituara nga mediat amerikane pohojnë se presidenti po zien nga pretendimet e raportit, përpara kamerave Trump kujdeset të tregohet i qetë.

Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, Elijah Cummings

“Nuk jam i shqetësuar aspak” , ishte përgjigja e tij për gazetarin që e pyeti mbi mundësinë e një impeachment. 

Ndërkaq, presidenti ngriti të hënën një padi për të bllokuar përpjekjet e një komisioni ligjvënësish që ka kërkuar zyrtarisht informacion mbi të dhënat personale dhe të biznesit të tij, nga firma e kontabilitetit, e cila ka trajtuar prej vitesh çështjet financiare të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Elijah Cummings, po kërkon informacion financiar për tetë vjet nga kompania “Mazars USA”.

 Por në padinë e presidentit dhe korporatës së tij, “Organizata Trump”, thuhet se autorizimi zyrtar i komisionit "është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm për shkak se nuk ka qëllime ligjore legjislative".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu