Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sulmi në Sri Lanka, hakmarrje për atentatet në Zelandën e Re

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 14:25 | Bota
Sulmi në Sri Lanka, hakmarrje për atentatet në Zelandën e Re

Vijojnë hetimet në Sri Lanka për të zbuluar përgjegjësit për masakrën e Pashkëve, në të cilën humbën jetën 321 persona. Së fundi policia arrestoi 10 të dyshuar, duke çuar në 40 numrin e personave të ndaluar në lidhje me atentatet e së dielës kundër kishave dhe hoteleve.

“Sulmet janë kryer nga ekstremistë islamikë lokalë si kundërpërgjigje ndaj atentateve të 15marsit kundër dy xhamive në Christchurch, në Zelandën e Re.” Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i Sri Lankës, Ruan Uijuardene, duke cituar rezultatin e hetimeve paraprake gjatë një ndërhyrjeje në Parlament.

Mediat lokale kanë evidentuar një person, i cili mendohet të jetë një ndër kamikazët që hodhën vetën në erë gjatë festës së pashkëve.

Ndërsa vendi mban zi kombëtare për viktimat, janë zhvilluar edhe funeralet e para. Të mbijetuarit tregojnë momentet e tmerrit të përjetuar. “Pashë kudo trupa të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë të vogël. Kur erdha në shtëpi pas asaj që pashë, mendja ime ishte totalisht e shokuar", thotë një e mbijetuar.

Në Sri Lanka, rrjetet sociale vijojnë të jenë të bllokuara dhe gjendja e emergjencës kombëtare do të jetë në fuqi për disa kohë. Ndaj qeverisë ka kritika dhe sulme të forta pasi një masakër e tillë mund të parandalohej nëse nuk do të ishin injoruar paralajmërimet për sulme terroriste.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli