Telefoni nuk paloset si duhet, Samsung tërheq modelin nga tregu

Samsung ka vendosur të tërheqë mostrat e modelit të ri të telefonave GalaxyFold, pasi testuesit raportuan thyerje të ekranit. Modeli i ri ishte planifikuar të nxirrej në shitje më datë 26 prill, por kompania ka njoftuar një shtyrje të afatit, për shkak të problemeve që ka shfaqur ky model.

Ndërsa nuk shpjegoi arsyet e kësaj situate, kompania tha përmes një deklarate se po punon për përmirësimin e cilësisë së këtij “smartphone”. Ndërkaq, Samsung ka njoftuar më tej se do të njoftojë datën e hedhjes në treg të modelit të ri me kosto 2 000 dollarë në javët e ardhshme.

GalaxyFold është celulari i parë që paloset, i cili do të jetë fillimisht i ajsesueshëm për konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2