Terapia e veçantë e kundërshtarëve të Shqipërisë!

Kapiteni i Islandës, Aron Gunnarsson dhe kundërshtari i radhës së Shqipërisë në Eliminatoret e Europianit ka zgjedhur një mënyrë ndryshe nga futbollistët e tjerë për t’u relaksuar jashtë seancave stërvitore.

Nëse çdokush kryen trajtime SPA apo me hidromasazh, Gunarson preferon të bëjë terapi në vaska të mbushura me birrë.

Kjo ndodh pikërisht në biznesin e tij që ofron këtë shërbim të veçantë me pijen alkoolike, e cila ka qenë e ndaluar deri në vitin 1989 në Irlandë.

Terapia zgjat 25 minuta dhe është praktikisht parajsa e çdokujt që kërkon të miksojë pijen me sportin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN