Britney në spital, këngëtarja qetëson fansat: Gjithçka shkon mire

Me “make up” të rënë, e prekur dhe konfuze. Kështu u shfaq Britney Spears në një video të postuar në Instagram, pas zërave që qarkullojnë së fundmi për gjendjen e saj shëndetësore.

Revista “People” raportoi se ylli i muzikës ishte shtruar në spital, për të kuruar nga stresi që i shkaktoi sëmundja e gjatë e të atit. Spears siguron adhuruesit së gjithçka shkon mirë.

“Desha t’iu drejtohem të gjithëve ju që jeni shqetësuar për mua. Gjithçka shkon mirë. Familja ime përjetoi shumë stres kohët e fundit, kështu kisha nevojë ta bëja këtë. Mos u shqetësoni. Do të rikthehem shpejt”, tha Spears.

Në media kishte spekulime se këngëtarja ishte detyruar të shtrohej në spital nga i ati, i cili ka kujdestarinë e saj ligjore. Pretendimet zemëruan fansat, por Britney i siguroi ata se bëhej fjalë për zgjedhje të vullnetshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN