City fiton derbin e Manchester-it dhe merr kryesimin

Të paktën mbrëmjen e sotme, tifozët e Manchester City-t e kanë harruar atë eliminim dramatik nga Champions League, pasi skuadra e drejtuar nga Guardiola triumfoi në derbin e Manchester-it, e njëkohësisht mori kreun e Premier League.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht ritmit të lartë e rasteve të shumta. Portugezi Silva ishte ai që i hapi rrugë fitores së City-t, duke shënuar golin e parë në minutën e 54-t, ndërsa Sane e vulosi rezultatin në 0-2 vetëm 12 minuta më pas.

Me këtë fitore, City i merr vendin e parë Liverpool-it me 1 pikë më shumë, ndërsa në anën tjetër United zhytet në krizë dhe shkon gjithnjë e më larg objektivit Champions, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, me tre pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN