City – Liverpool diskutojnë titullin, në dorë e ka United

3 javë nga fundi i Premier League, atje ku gara për titull është më e ndezur se kurrë, Manchester City dhe Manchester United përplasen në derbin më vendimtar të viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” kanë në dorë t’i heqin titullin nga duart Pep Gurdiolës me Liverpool që do të kishte gjithçka në favor më pas, por nga ana tjetër, “Citysens”, mund t’i japin një goditje të rëndë United sa i përket pjesëmarrjes në Champions League vitin e ardhshëm.

“Kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha. Ne luajmë për titull ndërsa ata për një vend mes katër më të mirave ndaj do të jetë një ndeshje e luftuar. “Old Trafford” nuk është më i frikshëm si dikur. Nëse mes nesh dhe United hendeku ka qenë i konsiderueshëm, në dekadën e fundit skuadra është rritur shumë dhe me kualitetet që kemi kërkojmë 3 pikët me çdo kusht”, thotë Guardiola.

Nga ana tjetër, për teknikun e United, Ole Gunnar Solskjaer, derbi është pikërisht mundësia ideale për të harrur dështimin ndaj Everton pak ditë më parë dhe për të rifituar besimin e tifozëve. “Duhet të reagojmë në derbi. Në këtë periudhë të ngjeshur të sezonit nuk mund të ndryshosh shumë veçse të përgatitesh psikologjikisht. E dimë mirë që City ose Liverpool janë pranë kurorëzimit por duam që shumë shpejt t’i parakalojmë. Kemi qenë më të mirët, duam të jemi më të mirët dhe nuk është diçka e bukur të shohësh pozicionin tonë në raport me ta”, tha trajneri norvegjez.

Shkarkoni aplikacionin e A2