Debati për dosjet e komunizmit, Agron Tufa padit 5 persona për fyerje dhe shpifje

Për më shume se një muaj, debatet mes deputetit Spartak Braho e drejtorit të Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, kanë vazhduar në media.

Debatet kanë përfshirë jo vetëm deputetin Braho, ndaj sot, Tufa ka paditur 5 persona për shpifje në gjykatë, si dhe një nga mediet që ka publikuar akuzat e tyre.

Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit kërkon përmes kësaj padie vetëm dënim penal, e asnjë dëmshpërblim.

Ai pranoi se prej disa ditësh nuk përballet vetëm me shpifjet, por edhe me kërcënime. Më herët, Tufa i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që t’i tërheqë vëmendjen deputetit Braho për akuzat që ky i fundit hedh në emër të Tufës, në sallën e Kuvendit.

Por, zgjidhja e vetme, duket se ka qenë depozitimi i një padie në gjykatë. Nga Gjykata, Tufa tha se beson në një drejtësi të re, ndaj edhe dorëzoi padinë në këtë institucion.

Shkarkoni aplikacionin e A2