Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjysmëfinalet e Kupës, Kukësi mposht Skënderbeun, Luftëtari-Tirana pa gola

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 17:57 | Futboll

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kukësi arriti të fitojë 2-1 ndaj Skënderbeut, por mund të kishte bërë edhe më mirë, duke pasur parasysh se rezultati i takimit ishte 2-0.

I zakonshmi Reginaldo shënoi golin e para në këtë ndeshje në minutën e 20 dhe pjesa e parë u mbyll me këtë gol. Ndërkohë, me fillimin e 45 minutave të dyta, Kukësi gjeti edhe golin e dytë, por Bregu e rihapi çështjen e kualifikimit duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Ky gol mund të rezultojë vendimtar sa i përket kualifikimit, duke qenë se është shënuar në fushë kundërshtare. Megjithatë, çështja e kualifikimit mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit në Korçë.

Po ashtu, edhe në sfidën tjetër gjysmëfinale të Kupës, nuk është vendosur asgjë në 90 minutat e para. Luftëtari-Tirana u mbyll në barazim pa gola. Edhe këtu gjithçka për kualifikimin do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë