Goli i Cikalleshit dërgon në finale të Kupës Akhisarspor

Sokol Cikalleshi dërgon skuadrën e tij Akhisarspor në finale të Kupës së Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte autor i golit të vetëm në ndeshjen e kthimit ndaj Umraniyespor. Ai e dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare në minutën e 36.

Pas një goditje nga këndi, sulmuesi i kombëtares shqiptare u tregua i vëmendshëm dhe pasi mori një top brenda zonës, nuk e pati aspak të vështirë të mposhtë portierin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN