Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Grabitja në Rinas, në burg 3 të tjerë, një përgjim nxori zbuluar Çalën

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 19:19 | Kronikë
Grabitja në Rinas, në burg 3 të tjerë, një përgjim

Gjykata për Krimet e Rënda izoloi në paraburgim tre persona të tjerë të akuzuar për grabitjen e gati 5.7 milionë eurove në Rinas.

Për shkak të sekretit hetimor, seanca për Oltian Veselin, Saimir Çelën dhe Renaldo Sulën u zhvillua me dyer të mbyllura.

Burime të A2CNN konfirmuan se prokuroria bazoi akuzën kryesisht në dëshminë e Alkond Bengasit, të arrestuarit të parë për grabitjen. Punonjësi i servisit që modifikoi furgonin me mbishkrimin “Hetimit tatimor” u zbërthye para prokurorëve duke rrëfyer organizimin e grabitjes dhe personat e përfshirë në të.

Prokurorët kanë përdorur si provë kundër tre të dyshuarve të akuzuar për grabitje me armë, grup të strukturuar kriminal dhe tentativë të vrasjes të punonjësit të policisë edhe disa përgjime telefonike. Në një prej tyre, të realizuar pak orë pas grabitjes, kunata e Klement Çalës, i dyshuar si një nga organizatorët e grabitjes, i shprehte shqetësim një familjari se i vrari në Rinas gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mund të ishte Klement Çala.

Në sallën e gjyqit tre të arrestuarit kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas. Jashtë saj, avokatët nuk pranuan të japin komente.

Në ditët në vijim tek Krimet e Rënda pritet të dalë për masë sigurie i arrestuari i pestë i për ngjarjen, Elton Pikli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë