Grabitja në Rinas, shpallet në kërkim një ish-efektive e policisë

Detaje të tjera vijnë nga grabitja në Rinas, ndodhur më 9 prill, ku është identifikuar edhe një person tjetër, pjesë e grupit.

Policia ka shpallur në kërkim një ish-efektive të Policisë. E.Bici, 31 vjeç, mendohet se i ka ndihmuar grabitësit duke djegur furgonin në Bathore, për të shpërqendruar efektivët e Policisë që ishin vënë në ndjekje të grabitësve.

Ndërkohë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është caktuar masa “arrest me burg” për Oltian Veselin, Saimir Çelën dhe Renaldo Sulën, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të grabitësve.

Nga dëshmia e Alkond Bengasit, i cili deri tani nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, janë zbuluar edhe të dhëna të tjera për mënyrën se si është ideuar dhe organizuar grabitja. Klement Çala zotëronte një shtëpi në zonën e Liqenit artificial dhe aty janë zhvilluar edhe takimet me të vëllanë dhe Alkond Bengasin, ku edhe i kanë kërkuar për të marrë një nga furgonët me të cilët kryen grabitjen, ku edhe u gjet edhe shenja e gishtit e këtij të fundit, që solli në arrestimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

Që prej vitit 2009 Çala ka pasur edhe kartë identiteti dhe pasaportë të Kosovës, fakt ky që ka bërë autoritetet shqiptare të kërkojnë bashkëpunimin edhe të palës kosovare, por edhe për të mësuar sa më shumë mbi dy shtetasit nga Kosova (Daja dhe Tani), të cilët mendohet gjithashtu të jenë pjesë e grupit të grabitjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2