Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Japonezët mbështesin fermerët shqiptarë, projekt i ri 4 vjeçar

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 17:53 | Sociale
Japonezët mbështesin fermerët shqiptarë, projekt i ri 4

Japonia gjithmonë e më shumë po shndërrohet në një partner i interesuar mbi rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe ekonomisë shqiptare. Në veçanti, duket sikur fokusi i tyre në Shqipëri po përqendrohet kohët e fundit tek rimëkëmbja e bujqësisë në vend.

Në një event të organizuar dje në selinë e FEDInvest ku morri pjesë Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Anila Denaj si dhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito, si dhe përfaqësues të ndryshëm të Bankës së Shqipërisë dhe të Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), u prezantua sistemi i ri bankar i FedInvest, i rinovuar nga mjetet teknologjike të dhuruara nga Japonia, me vlerë 890 mijë euro.

Në eventin u prezantuan edhe hapat e mëtejshëm që do të ndihmojnë rreth 50 mijë fermerë të vegjël në aktivitetin e tyre, duke ndihmuar përfshirjen e tyre në shërbimet financiare. Një sfidë në vete, në një vend ku vetëm 38% e njerëzve mbi 18 vjeç kanë një llogari bankare.

"Përfshirja e Financiare e Familjeve të Vogla në Shqipëri”, financuar nga JICA, do të zgjasë për 4 vite me një buxhet që kalon 4 milion euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë