Kishin mbushur makinën me kokainë, arrestohet në kufi çifti shqiptar

Drug bundles smuggled in a car trunk

Dukeshin një çift normal, që po tentonte të kalonte kufirin midis Italisë dhe Zvicrës, por autoritetet kufitare zbuluan në makinën e e një shtetasi me origjinë shqiptare rreth 19 kile kokainë që vlente miliona euro.

Droga ndodhej e fshehur në një hapësirë të brendshme në mjetin e tyre, që mbante targa gjermane, në mënyrë aq të mirë sa vetëm nuhatja e qenve antidrogë mundësoi gjetjen.

Çifti shqiptar u arrestua nga autoritet zvicerane, ndërsa droga që në tregun e zi mund të vlente deri në 2 milionë euro, do të analizohet për të kuptuar nëse bën pjesë e një rrjeti më të madh trafiku.  

Shkarkoni aplikacionin e A2