Mbytet e moshuara në Durrës

Një grua rreth të 70-ave është gjetur e mbytur në det në lagjen numër 13 në Durrës këtë të mërkurë, njofton Policia e qytetit. Ende e paidentifikuar, sipas policisë, gruaja është me flokë të gjatë të thinjur dhe ishte e veshur me rroba të zeza.

Në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë me ngjyrë të zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN