Në Azerbajxhan, ku për t’u shëruar bëhen banjo në…naftë!

Një qytezë e vogël të Azerbajxhanit, Naftalan, tradicionalisht e njohur për rafineritë e naftës, ka vite që po zhvillon edhe një formë turizmi interesante, ku përdor pikërisht lenden që e beri të njohur.

Bëhet fjalë për një vaj i prodhuar nga nafta, i quajtur pikërisht naftalani, i cili sipas banorëve të zonës por edhe disa mjekëve ka veti pothuajse të mrekullueshme në mbi 70 sëmundje, veçanërisht ato të lidhura me lëkurën, kockat dhe muskujt.

Por fama e këtij produkti është e hershme. Sipas historianëve, vetë eksploratori Marko Polo e kishte provuar, dhe Kina dhe India e importonin nga kjo zonë qysh në shekullin e 12-të me karvanët.

Një gjeograf gjerman, E. Yeger në fillim të shekullit të 20-të bëri që naftalani të njihej edhe në Perëndim, madje aty ndërtoi një fabrikë ku studioi vetitë e tij, por gjithçka u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore, bashkë me të gjitha studimet.  

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dyshime mbi pasojat kancerogjene të naftalanit, turizmi po lulëzon në qytetin azerbajxhanas, ku vitet e fundit janë ndërtuar hotele dhe spa specifike që i dedikohen trajtimeve të këtij tipi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN