Panairi më i lirë i vitit, në oborrin e Fakultetit

Ndonëse panairi i nëntorit ofron ulje për titujt e rinj, një tjetër panair këto vite ka marrë jehonë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Me stenda të vogla, por me vepra të mëdha që i kanë mbijetuar kohëve, sistemeve dhe kurikulave të arsimit, ky panair është një zgjidhje e mirë për studentët e këtij fakulteti. Dhe kjo zgjidhje vjen nga pedagogët e tyre.

Studentët zgjedhin kryesisht vepra që duhet të lexojnë përgjatë vitit akademik, por me një kusht, që vepra të kushtojë shumë më pak. Por ka nga ata që zgjedhin po ashtu që konkurrojnë për të qenë pjesë e një botimi.

Eventet dhe takimet me shkrimtarë e përkthyer do të vijojnë përgjatë gjithë ditës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Ashtu sikurse edhe çmimet e librave që pritet të ulen nga qeveria, po kështu këto evente presin më shumë mbështetje. Çmimet e larta të librave, vijojnë ende të mbeten një nga shqetësimet e të rinjve, që këto kohë vuajnë edhe paralizimin e bibliotekës kombëtare për të huazuar veprat që i duhen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN