Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Paratë e bankave, Bode: BSH ka gati një zgjidhje

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 21:40 | Ekonomi
Paratë e bankave, Bode: BSH ka gati një zgjidhje

Këtë të mërkurë, Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, Silvio Pedrazzi, tha se bankat e kanë të pamundur të të transportojnë para “cash” deri sa të rritet siguria.

I ftuar në “A2 Business Week”, Ardian Civici, ekspert i ekonomisë, komentoi këtë vendim të bankave. “Mendoj se është një vendim i përkohshëm pasi çështja nuk është te transporti, por te përdorimi i euros, që banka duke mos pasur mundësi t’i përdorë me eficencë brenda vendit, i investojnë ose i këmbejnë, që është një proces normal. Nëse ky proces bllokohet, natyrisht që krijon edhe disa afekte zinxhir në tregun tonë monetar edhe në kursin e këmbimit të lekut me euron edhe në të gjithat marrëdhëniet që krijojnë bankat. Nëse bankat për momentin do refuzojnë të marrin sasi të mëdha në euro, vlera depozitave në euro do të zvogëlohet”, tha Civici.

https://a2news.com/2019/04/24/bode-zbulon-ne-business-week-pse-pranoi-oferten-e-rames/

Ndërkohë, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ridvan Bode, u shpreh se BSH ka përgatitur një akt për t’u bërë ajo ruajtësja e vlerave të valutës, duke i dhënë një zgjidhje të përkohshme këtij problemi.

“Mendoj se fenomeni bëhet më shqetësues është fakti që paratë janë grabitur në aeroport, në kushtet e transportit të siguruar. Edhe në perceptimin e partnerëve europianë, nuk perceptohet mirë dhe ky është dëmi më i madh që ndodh. Mendoj se nuk është zgjedhje e bankave që të ndalojnë transportin e “cash”-it, pasi ato njëherë marrin dhe njëherë japin. Ky është menaxhimi i arkës së bankave. Kam frik se është vendim i kompanive të fluturimit, të cilat për arsye të sigurisë së tyre nuk kryejnë shërbime të tilla. Për shkak të ndodhisë nuk mendoj se bankat kanë ndryshuar sjelljen e tyre në treg. Banka e Shqipërisë ka përgatitur një akt për t’u bërë ajo ruajtësja e vlerave të valutës, por jo kundrejt një procesi normal, por si një gjë me vlerë, për t’i stokuar. Të stokohet aty në mënyrë të përkohshme derisa të gjendet një zgjidhje”, u shpreh Ridvan Bode.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani