Patrullim në Egje, “Butrinti” shpëton gomonen me 50 persona

Forcat Detare shqiptare kanë dhënë ditën e djeshme një kontribut aktiv në operacionet e patrullimit por edhe shpëtimit të jetës të mijëra emigrantëve që po mundohen të kalojnë Mesdheun drejt vendeve perëndimore.  

Natën e djeshme, anija ushtarake “Butrinti” e cila ndodhej në detin Egje në mision patrullimi në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka shpëtuar një gomone me 50 emigrante (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit te Chiosit.

Ekuipazhi shqiptar ka njoftuar menjëherë autoritetet greke dhe turke, dhe këto të fundit kanë marrë në dorëzim emigrantët, duke i kthyer në portin e Cheshmes.

Shkarkoni aplikacionin e A2