Protesta e opozitës, bllokohen akset kombëtare në 5 qytete

Opozita e bashkuar nis sot pasdite protestat rajonale duke bllokuar akset kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi përshkallëzimin e aksionit opozitar. Përfaqësues dhe mbështetës te opozitës do të organizojnë tubime në 5 nyje të rëndësishme kombëtare të vendit.

Në kryeqytet, do te bllokohet rrethrrotullimi i Shqiponjës, në Elbasan ai i Bradasheshit, në Durrës, Milot e Fier do të ketë po ashtu bllokime të akseve rrugore.

Sot ka edhe seancë plenare ku disa deputete të rinj do të shtojnë radhët në përbërjen e Kuvendit, kështu që në mënyrë simbolike do të protestojë jashtë tij Forumi Rinor i PD-së por edhe të LSI-së.

Përshkallëzimi i protestës, në akte të mosbindjes civile vjen pasi koalicioni zyrtar firmosi që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve jashtë standardeve, për çka sipas tij duhet largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeveri tranzitore për proces të lire zgjedhor. 

Shkarkoni aplikacionin e A2