Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Referendum me 88%, presidenti egjiptian El-Sisi drejt pushtetit deri në 2030

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 09:26 | Bota

Egjipti po shkon sërish drejt një regjimi autoritar. Në një referendum popullor të zgjatur tre ditë, janë miratuar ndryshime kushtetuese që do t’i japin presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sisi një pushtet pothuajse absolut në vendin me pothuajse 100 milionë banorë.  

Ndryshimet u miratuan me 88.83% të pothuajse 30 milionë personave që shkuan në qendrat e votimit. Një përqindje vërtetë e lartë, por që në vetvete nuk është risi për Al Sisin që fitoi vitin e kaluar zgjedhjet me 97% të votave.

Por çfarë parashikojnë ndryshimet kushtetuese?

Votues në referendum

Tashmë ish gjeneralit do t’i zgjatet mandati 6 vjet, dhe do t’ i krijohet mundësia të rikandidojë edhe për mandatin e tretë. Analistët mendojnë në këtë mënyrë se në këtë mënyrë Al Sisi mund të gëzojë pushtetin qetësisht deri në vitin 2030.

Nuk janë të pakët ata që mendojnë se presidenti po merr një pushtet edhe më të madh se diktatori Hosni Mubarak, që u përmbys nga revolta popullore që mbushi sheshet e Kairos në vitin 2011.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë