Tërmet në planetin Mars

Sonda robotike e NASA-s “In Sight” evidentoi dhe mati atë që sipas shkencëtarëve është një tërmet në mars. Kjo shënon herën e parë që një dridhje e tillë sizmike regjistrohet në një planet tjetër.

Zbulimi mbresëlënës vjen 5 muaj pasi “In Sight” preku sipërfaqen e Marsit për të nisur misionin 2-vjeçar sizmologjik në planetin e kuq. Ajo është anija e parë kozmike e projektuar për të studiuar thellësinë e një bote të largët. Lëkundja u regjistrua në 6 prill, në ditën e 128 të sondës në tokën marsiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN