Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

4 vite pas reformës, bashkitë larg autonomisë

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 17:34 | Aktualitet

Kur kanë kaluar 4 vjet nga reforma administrative territoriale, që përkon me mandatin e plotë të pushtetit vendor që skadon në fund të qershorit, 61 bashkitë e vendit ende janë larg autonomisë dhe të varura nga qeveria. Raporti i Financave Publike Vendore për vitin 2018, publikuar nga Coplan dhe Ministria e Financave, evidenton se aktualisht bashkitë arrijnë të mbledhin vetëm 29.1% të të ardhurave nga burimet e veta. Ndërkohë pavarësisht rritjes së të ardhurave, këto fonde kanë shkuar për paga dhe shpenzime operative, ndërsa investimet janë tkurrur me mbi 26%. Për ekspertët e ftuar në panel, bashkitë duhet të kenë një vëmendje më të madhe në shpërndarjen e drejtë të fondeve për shërbime dhe investime për qytetarët. Reforma administrative territoriale u ndërmor pikërisht për të rritur autonominë vendore dhe decentralizimin, nga të cilat jemi ende larg. Bashkitë, 6.8 mld lekë detyrime të pashlyera Bashkitë janë ndër borxhlinjtë më të mëdhenj aktualisht. Detyrimet e prapambetura që ato kanë grumbulluar, kanë arritur në nivele alarmante dhe vlerësohen në fund të vitit 2018 në 6.8 miliardë lekë ose 2 418 lekë për frymë. Sipas status raportit të Financave Vendore, këto detyrime janë krijuar nga mospagesa për punë të ndryshme publike, si edhe janë trashëguar nga ish-komunat që iu bashkëngjitën bashkive të reja në fillim të reformës së re territoriale. Shlyerja e këtyre detyrimeve është një domosdoshmëri, edhe pse përbën një barrë të rëndë për buxhetet vendore. Gjatë vitit 2018-janë u paguan vetëm 27% e borxheve. Nivelin maksimal të detyrimeve të prapambetura e mban bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës me rreth 2 miliardë lekë, ndjekur nga bashkia e Pogradecit me 417 milionë lekë. Nga ana tjetër, bashkitë me nivelin më të ulët të detyrimeve të prapambetura janë ajo e Këlcyrës dhe Shijakut. Teksa një pjesë e bashkive të vendit e kanë reduktuar këtë borxh, vihet re një rritje e konsiderueshme në bashkitë Kamëz, Dibër, Bulqizë, Mat, Mirditë dhe Ura Vajgurore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë