Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ajax “ndëshkon” blerjen e re, si Bart Simpson

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 17:33 | Futboll

Thuajse të gjithë e njohin serialin Simpsons, me familjen më të famshme të filmave të animuar. Personazhi kryesor është Bart, djaloshi çamarrok, i cili thuajse gjithmonë dënohet të shkruajë në dërrasën e zezë gabimet që bën gjatë mësimit.

Të njëjtën formë ndëshkimi, por këtë herë në jetën reale, e ka ndjekur Ajax, me blerjen më të re të klubit. Ekipi nga Amsterdami zyrtarizoi afrimin e portierit 19-vjeçar, Kyle Scherpen, i cili në fëmijëri ka qenë tifoz i Feyenoord dhe në atë periudhë e ka kritikuar Ajax në rrjetet sociale.

Si dënim para prezantimit, dy legjenda si Edvin van der Sar dhe Mark Overmars, në rolin e mësuesve, e dënuan portierin që të shkruante 100 herë frazën “Ajax është klubi më i madh në Holandë”. Ndëshkim origjinal, i cili ka bërë menjëherë bujë në media.

A2 CNN Livestream

Dita jonë