Alfred Peza: 5 çeta militantësh bllokuan rrugët e vendit

Alfred Peza, sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS, ka komentuar protestën e ditës së sotme të opozitës.

Ai është shprehur se vetëm mosbindje civile nuk mund të quhet kjo që po ndodh, ashtu siç Basha tha nga Miloti.

Peza shkoi edhe më tej duke thënë se opozita sot bëri shpërndarjen e 5 çetave të militantëve në zona të ndryshme të vendit.

“Shyqyr zotit të gjithë e dimë se çfarë është mosbindja civile. Mosbindja civile është një akt qytetar, por sot kemi parë një akt kundër qytetarëve. Opozita sot bëri shpërndarjen e 5 çeta militantësh. Kemi partitë politike që bëjnë mosbindje civile. Është kalim qesharak nga revolucioni që folën. Revolucionet i bëjnë popujt dhe jo elitat e korruptuara. Revolucioni popullor që u tha në Tiranë dhe pasi kjo dështoi, i çuan njerëzit në 5 vende të ndryshme. Mund të jetë çdo gjë, por vetëm mosbindje civile jo”, u shpreh Alfred Peza.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN