Arion Sulo: Bllokimi i rrugëve jo zgjidhje, mund të rrisin pakënaqësinë

I ftuar në A2CNN, Arion Sulo nga gazeta “Liberale”, komentoi protestën e sotme të opozitës, e cila ka bllokuar akset kryesore në vend për rreth 60 minuta.

Për Sulon, kjo nuk është zgjidhje për opozitës, pasi protestat duhet të jenë paqësore. Ai thotë se kjo mund të rrisë pakënaqësinë e qytetarëve.

“Mënyrë se si ka zgjedhur opozita, taktikat e saj janë të ndryshme, protesta, negociatat. Sot protesta ka dashur të japë një reagim më të fortë duke marrë dhe koston që kjo mund të kthejë mbrapa pakënaqësinë e qytetarëve.

Bllokimi i rrugëve nuk do të bënte punë. Protestat duhen të jenë paqësore të mëdha, por jo të dhunshme. Bllokimi i rrugëve është problematik”, u shpreh Sulo.

Shkarkoni aplikacionin e A2