Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Atalanta i bashkohet Lazios në finalen e Kupës, mposht Fiorentinën

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 22:43 | Futboll
Atalanta i bashkohet Lazios në finalen e Kupës, mposht

Atalanta e shqiptarëve Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha është duke finalizuar një sezon të jashtëzakonshëm. Tashmë skuadra e drejtuar nga Gasperini ka siguruar biletën e finales së Kupës së Italisë pasi mposhti në ndeshjen e kthimit 2-1 Fiorentinën.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 3-3, ndërsa në stadiumin “Atleti Azzurri”, vendasit triumfuan me një rezultat të ngushtë, por që ishte i mjaftueshëm për të siguruar finalen, ku i pret Lazio.

Fiorentina shënoi që në minutën e 3-të me Muriel, por Atalanta gjeti forca dhe fillimisht me Ilicic e në pjesën e dytë me Gomez, përmbysi rezultatin.

Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët në këtë ndeshje për skuadrën e tij, ndërsa Berisha qëndroi në stolin e rezervave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli