City dhe Liverpool dominojnë skuadrën e vitit në Angli

Në skuadrën e vitit në Premier League nuk ka hapësirë për Eden Hazard apo për Mohamed Salah. Ky i fundit, ishte zgjedhur gjatë sezonit të kaluar edhe lojtari më i mirë në Angli. Formacioni ideal, i publikuar nga Shoqata e Lojtarëve Profesionistë, dominohet nga Manchester City dhe Liverpool, dy ekipet më të mira, që po luftojnë deri në fund për titullin kampion.

“Cityzens” përfaqësohen nga gjashtë lojtarë, mes të cilëve portieri Ederson, Stearling dhe Aguero, ndërsa “The Reds” nga 4 emra: Arnold, Van Dijk, Robertson dhe Mane. I vetmi që nuk bën pjesë te dy ekipet kryesuese është ylli i Manchester United, Poau Pogba. Nga kjo përzgjedhje, çmimi Lojtari i Vitit, i takoi mbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk.

Shkarkoni aplikacionin e A2