Derbi në volejboll për femra, Partizani dominon finalen e parë ndaj Tiranës

Partizani fitoi finalen e parë për titullin kampion në volejboll për femra. Vajzat e Roland Tarjes mposhtën me rezultatin 3 me 0 rivalet e Tiranës.

Ashtu si pritej, derbi u zhvillua mes entuziazmit të tifozëve, të cilët ishin të shumtë në tribuna. Diferencën në lojë për Partizanin e bëri saktësia në momentet më të rëndësishme të lojës, duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim triumfin.

Me fitoren e arritur, kampionet në fuqi të Shqipërisë hedhin një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit si skuadra më e fort e volejbollit të femrave dhe tani presin finalen e dytë nga pesë të tilla, e cila do të luhet më 27 prill.

Shkarkoni aplikacionin e A2