Dvorani: Në maj parlamenti të votojë për Gjykatën Kushtetuese

Mbi 2000 çështje kontrolli dhe veprime për kandidatët për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, janë duke u shqyrtuar nga anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Shkresat dërguar më shumë se 60 institucioneve publike dhe private, mbi të dhënat për informacion mbi kandidatët, si banka, Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Pasurive, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Përgjithshme si dhe disa subjekte private tashmë kanë dhënë informacione mbi pasuritë dhe veprimtarinë e panjohur të kandidatëve për këshillin e lartë të drejtësisë.

Gjyqtari Ardian Dvorani nuk refuzoi të bëjë publike një situatë të pazakontë në të cilën po kryhet kjo veprimtari, duke vënë në dukje se në detyrë janë vetëm 3 nga 19 gjyqtarë, por edhe vetëm 8 nga 30 këshilltarë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t’i hapë rrugë ngërçit institucional në sistemin gjyqësor. Sot kemi një Gjykatë Kushtetuese pa gjyqtarë dhe një Gjykatë të Lartë me vetëm 3 anëtarë. Numri i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë arrin në 32 mijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2