Fuoristrada bie në humnerë, dy të plagosur rëndë me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në afërsi të qytetit të Bulqizës, pikërisht në zonën e quajtur Qafa e Buallit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet tip fuoristradë me 4 pasagjerë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në një humnerë.

Aksidenti është sinjalizuar nga kalimtarët, që i kanë transportuar drejt spitalit të Bulqizës.

Mësohet se dy nga pasagjerët, në gjendje më të rendë shëndetësore, janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për trajtime më të specializuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN