Greqi, identifikohet banda e 8 shqiptarëve, kryen 124 grabitje

Policia greke ka identifikuar 8 shqiptarë, të cilët akuzohen për 124 grabitje me armë në të gjithë Greqinë, ku spikat vrasja e një biznesmeni vitin e kaluar, kur po i grabisnin banesën. Vetëm në Katerinë kanë realizuar 62 vjedhje, ndërsa disa të tjera në Larisa.

Nga nëntori i vitit 2017 deri në prill 2018 ata kanë grabitur para, bizhuteri dhe pajisje elektronike, ku vlera e përgjithshme i tejkalon 320 000 euro. Në të njëjtën kohë ata kryen edhe 55 vjedhje me armë Atikë dhe zona të tjera të Greqisë qendrore dhe jugore.

Tre shqiptarë u dërguan në burgun e Larisës, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i katërt u arrestua në Bruksel. Anëtari i pestë i bandës është një i burgosur në burgun e Koridhalosit, i dënuar për një grabitje tjetër. Tre persona të tjerë, dy shqiptarë dhe një rumun, të cilët kishin një rol rajonal në organizatën kriminale, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Shkarkoni aplikacionin e A2