Kim Jong Un takon Putin, premtojnë të forcojnë lidhjet

Udhëheqësi koreanoverior dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të forcojnë lidhjet në takimin e tyre të parë.

Dy liderët shtrënguan duart në ishullin Russky, pranë qytetit port të Vladivostokut. Kim Jong Un dhe Putin ju referuan lidhjeve historike mes dy vendeve në deklaratat fillestare, ndërsa numri një i Kremlinit shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve në gadishullin Korean.

 “Kam besim se vizita juaj në Rusi do të na ndihmojë të kuptojmë se si të zgjidhim situatën në gadishullin Korean, dhe se çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur procesin pozitiv që po zhvillohet aktualisht”, tha Putin.

Nga ana e tij, Kim tha se shpreson për një takim të frytshëm në forcimin e marrëdhënieve mes Penianit dhe Moskës.

“Ndërsa vëmendja e të gjithë botës është fokusuar në gadishullin Korean, shpresoj që të zhvillojmë një dialog domëthenës, duke analizuar dhe koordinuar pikëpamjet tona”, deklaroi presidenti nordkorean.

Kremlini njoftoi më herët se denuklearizimi do të jetë në fokus te bisedimeve, por sipas analistëve  udhëheqësi koreanoverior do të kërkojë mbështetjen e Putin pas dështimit të bisedimeve më Donald Trump në Hanoi. Autoritet ruse i ofruan mirëseardhje të ngrohte diktatorit, pas mbërritjes së tij ditën e mërkurës.   

Shkarkoni aplikacionin e A2