Kryemadhi: Zgjedhje bënte edhe Hoxha, le të guxojë Rama

Në mbyllje të protestës në Durrës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmoi qëndrimin e opozitës për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

“Zgjedhje ka bërë edhe Enver Hoxha, por shqiptarët nuk zgjidhnin. Nuk do të ketë më zgjedhje të manipuluara nga krimi. Zoti Basha është shumë i qartë, por jo vetëm ai, por të gjithë kryetarët e partive opozitare. Sot nuk jemi vetëm, edhe qytetarët janë me ne”.

Kryemadhi tha se nuk duhet marrë me shaka rezoluta e Parlamentit holandez, ndërsa paralajmëroi për hapat pasues. “Protestat nuk do të ndalojnë. Këto janë protesta paralajmëruese. Nuk është kjo mosbindja civile. Kjo është për të paralajmëruar se çfarë është reagimi civil. Nuk ka parë gjë akoma. Mosbindja civile do të thotë ta bllokosh rrugën për 24 orë. Mosbindja civile është të mos lejosh më Edi Ramën të drejtojë Shqipërinë, sepse ai sot nuk është më as kryeministër i shqiptarëve, por as kryetar i Partisë Socialiste. Le të guxojë Edi Rama të bëjë zgjedhje me krimin më 30 qershor. Ai bën si i fortë kur nuk është i tillë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN