Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lufta ndaj terrorizmit, SHBA përgëzon policinë

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 16:04 | Aktualitet
Lufta ndaj terrorizmit, SHBA përgëzon policinë

Përgjatë 10 ditëve të fundit Policia e Shtetit ka arrestuar 2 persona që nxisnin terrorizmin dhe kjo është përkthyer në mirënjohje dhe përkrahje nga SHBA-të.

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, hapi një seminar trajnues dyditor për specialistët shqiptarë të Antiterrorit për sa i përket përdorimit terrorist të teknologjisë. Ajo vlerësoi rolin e policisë shqiptare në këtë aspekt. Ndërsa drejtori Veliu shpjegoi disa detaje nga tema e trajnimit.

Para pak ditësh, në Krujë u arrestua një 29-vjeçar, sepse bënte thirrje terroriste në rrjete sociale, ndërsa u ekstradua në Itali një 28-vjeçar nga Elbasani, që kërkohej për propagandë ndaj organizatave terroriste.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu