Murrizi: Kush janë 3 “bajraktarët” që kanë marrë peng Kuvendin

Në emisionin “I Ftuari”, Myslym Murrizi, deputet i grupit parlamentar “Demokrat”, u shpreh se nuk e ka pasur asnjëherë në mendje të bëhet pjesë e partisë Bindja Demokratike të krijuar nga Astrit Patozi.

“Po të njëjtët fytyra që nga viti 1999, kanë thënë se Murrizi ka dashur të shkojë te Pollo. Unë jam mësuar herët me këtë afër këtij afër atij. Myslym Murrizi nuk e ka pasur kurrë në mendje. Unë jam demokrat në gjen. Ky zotëri dhe të gjithë ata që dolën nga lista, ta krijonin këtë parti me çdo emër që prej 2017-ës. Kanë të gjithë të drejtën e tyre të krijojnë partinë e tyre. Të gjithë këta kanë dalë nga PD”, tha Murrizi.

I pyetur se për të është më mirë të qëndrojë pa parti se sa të bëhej pjesë e një partie tjetër, Murrizi u përgjigj: “Sa t’ia thyej hundët 3 bajraktarëve që kanë marrë peng Kuvendin e Shqipërisë. Lulzim Basha, Edi Rama, Monika Kryemadhi, kanë marrë peng 140 karrige të Kuvendit duke i tunduar dhe duke i bërë presion me listat e pista të kërmijve që kanë frikë të përballen me votën e qytetarëve. Unë kam kandiduar në vitin 2005 i pavarur dhe jam kënaqur shumë përballë Spartak Brahos në zonën time. Unë nuk kam bredhur si endacak në këto vite”.

Shkarkoni aplikacionin e A2