Rama: Nuk devijojmë nga rruga, zgjedhjet më 30 qershor

Në fjalën e tij në Parlament, Kryeministri Rama konfirmoi edhe një herë qëndrimin e shumicës për të mos u tërhequr nga vendimi për të organizuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke thënë se Partia Socialiste ka bërë gjithçka që opozita të marrë pjesë, si në të kaluarën, duke sakrifikuar edhe politikisht për këtë.

“Në vend që të luftojë me program dhe ide, kanë zgjedhur të luftojnë më kërcënime dhe kapsolla. Në vend të përfaqësojnë zgjedhësit e vet në këtë sallë, kanë vendosur t’i nxjerrin nga rruga e betejës demokratike dhe po i përdorin si mish për top, duke u fshehur pas tyre”, tha Rama.

“Nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër, përveç se të vijojmë rrugën tonë, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësish rreziqeve të procesit, ku dy parti politike dhe disa kryetarë pa parti, përbetohen se do rrëzojnë të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Ata Ngatërrojnë këmbënguljen tonë për të realizuar punët që marrim përsipër, me arrogancën”, shtoi Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2