Sistemi zgjedhor, Murrizi: Japim votat për ta ndryshuar

Për Myslym Murrizin, deputetin e grupit parlamentar “Demokrat”, problemet me zgjedhjet kanë qenë evidente që prej daljes nga komunizmi. Ai thotë se vetëm në dy palë zgjedhje nuk ka pasur kontestime dhe kjo, sipas tij, ka ardhur për faktin se të larguarit kanë qenë të ngopur nga pushteti.

“Që nga viti 1990, vetëm dy palë zgjedhje kanë lënë njëfarë shije pozitive. Në vitin 2005 dhe 2013 ka patur ndërrim pushtetesh dhe nuk ka pasur protestë. Kjo ka ndodhur për faktin që ata që janë larguar kanë qenë të ngopur nga pushteti”.

Murrizi, në emisionin “I Ftuari” dhe edhe alternativat për të dalë nga kjo situatë dhe problemet me zgjedhjet.

“Të dyja forcave politike u ka munguar vullneti për të ndaluar vjedhjen e votave. Për mua duhet të ashpërsohet kodi penal. Duhet hequr dorë nga hajdutët në kutitë e votimit. Çfarë i kushton që numërimi të jetë elektronik. Ndrysho sistemin zgjedhor sepse ndikon 60% në këtë pragmatizëm. Ky vend ka nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë që u errësua dhe u marros në vitin 2008”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN