Transformimi i Piramidës, prezantohet projekti

Godina e Piramidës do të nis të rikonstruktohet pas dy muajsh. Sipas një projekti qe do të përfundojë në qershorin e vitit 2020, Bashkia e Tiranës, Qeveria dhe Fondi Amerikan për Zhvillim, synojnë ta shndërrojnë godinën ikone të kryeqytetit, në qendrën më të madhe rajonale të teknologjisë.

“Në dy muajt e ardhshëm finalizojmë detajet dhe skicat finale. Do të fillojmë në qershor fillimisht me pastrimin” u shpreh kreu i Bashkisë Erion Veliaj. “Vitin e ardhshëm Qeveria shqiptare organizon Samitin Digjital të Ballkanit dhe sa mirë do të ishte sikur të ishte të hapeshin dyert për herë të parë për këtë samit”.

“Kombinon një histori të dhimbshme të së shkuarës me gjithë kapacitetin për të ëndërruar lirisht për të ardhmen. Mund të jetë në të ardhmen një pikë referimi, jo vetëm në rajon p[por edhe më gjerë”, tha Kryeministri Rama, gjithashtu i pranishëm në prezantimin e projektit.

Shkarkoni aplikacionin e A2