Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Mafia e farmaceutikës konkurron kokainën. Me ne, paga e mjekut 1200 euro

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 12:53 | Aktualitet

Pas një takimi me përfaqësues të Bundestagut gjerman që ka zgjatur rreth dy orë, dhe që sipas tij do të pasojë edhe në orët në vijim, lideri demokrat Lulzim Basha ishte i pranishëm  në një takim të organizuar nga fondacioni Konrad Adenuar mbi sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Basha nuk hezitoi të cilësonte shëndetësinë shqiptare si “primitive dhe në gjendje kome”, dhe më e keqja ne Evropë sipas renditjeve të studimeve të ndryshme.

Deputeti gjerman i CDU, Martin Henze

Basha sulmoi sistemin e PPP-ve “korruptive dhe me shpenzime gjigande”, sepse në Shqipëri sipas tij “në radhë të parë vendoset çfarë do vidhet”.

Kryeministri Rama sipas tij i ka “hapur derën mafies të farmaceutikës” që për kryedemokratin konkurron me trafikun e kokainës.  

Sipas Bashës, kur PD të kthehet në pushtet, qeveria do të ngrejë nivelin e rrogave të personelit shëndetësor, dhe rroga minimale për mjekun nuk do të shkojë poshtë 1200 euro.

Një apel i fortë erdhi edhe nga deputeti i CDU Martin Henze, që kritikoi sistemin aktual në shëndetësi dhe deklaroi se “rekomandimi ynë është se duhet të respektohen kriteret e BE që të mos krijohen monopole” dhe në veçanti ka kritikuar koncensionarin e  check up, që sipas tij ka “krijuar monopol, ndikuar në cilësi” dhe prekur konkurrencën e lirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë