Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Biden vijon sulmet ndaj Trump: Amerika do të kthehet e fortë si më parë

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 20:54 | Bota
Biden vijon sulmet ndaj Trump: Amerika do të kthehet e fortë si

Disa orë pasi njoftoi përmes një videoje kandidaturën e tij në garën presidenciale amerikane, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka vijuar sulmet kundër kreut të Shtëpisë së Bardhe, Donald Trump.

Biden njoftoi tentativën e tij të tretë në karrierë për Presidencën, duke u fokusuar te dallimi i theksuar mes tij dhe Trump, në garën që siç thotë, është luftë për të ardhmen e Amerikës. E megjithatë, duke folur jashtë një picerit në Uilmington, Biden nuk e përmendi emrin e presidentit kur një gazetar e pyeti për mesazhin e tij për botën.

“Amerika po rikthet e fortë siç ishte më parë, etike, e drejtë, duke thënë të vërtetën, duke ecur në një drejtim e duke mbështetur sërish aleatët”, u shpreh Biden.

Politikani i moderuar që e ka kthyer mbështetjen e shtresës punëtore si pjesë kryesore të identitetit të tij politik, nisi garën për shtëpinë e bardhë si kandidati favorit mes demokratëve. Në videon e publikuar në YouTube dhe rrjete të tjera sociale të enjten, Biden tha se po përballeshin me një betejë për të shpëtuar vlerat dhe shpirtin e kombit.

Nëse Donald Trump do të qëndrojë 8 vite në pushtet, do ta ndryshojë përgjithmonë karakterin e kombit, ishin fjalët e tij. Presidenti u përgjigj në Twitter duke ju referuar atij, si “Joe i përgjumur” e duke vënë në dyshim inteligjencën e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani