Dhurata e fundit e trajnerit, Vilanova bindi Messi-n të qëndronte te Barça

Mund të konsiderohet dhurata më e bukur që Tito Vilanova i ka bërë Barcelonës përpara se të ndahej nga jeta.

Ish-trajneri, i cili humbi betejën me një sëmundjeje të pashërueshme, ishte njeriu që bindi Leo Messin të qëndrojë te katalanët, 6 ditë përpara ngjarjes tragjike.

Ky fakt është zbuluar nga Zhordi Roura, ish-krahu i djathtë i Vilanovas, i cili konfirmoi se Messi ishte i pasigurt për të ardhmen e tij 5 vite më parë.

Megjithatë, biseda disa-orëshe me të ndjerin Vilanova, bëri që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” të bindej dhe të vazhdonte te shkruante historinë e Barcelonës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN