Grabitja në Rinas, Oltion Veseli kërkon lirimin: “Nuk ka fakte”

Oltion Veseli, një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas kërkon të lirohet nga qelia.

 Përmes avokatit të tij Veseli ka ankimuar masën e sigurisë “arrest ne burg” caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda.

 Në ankimin e depozituar në Apel Veseli pretendon se vendimi që e la në burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

Oltion Veseli dyshohet se ka pasur rol aktiv gjatë grabitjes së 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit.

Krutani 38 vjeçar dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit.

Veseli dyshohet edhe si element i radikalizuar, që në vitin 2003 ka përfunduar në burgjet afgane si përkrahës i forcave talebane.

Shkarkoni aplikacionin e A2